Limaj përmes një shkrimi para pak orësh në Facebook, tregoi se ai e kishte gjetur dëshmi mbi vrajsën e babit të saj nga një punëtor i Shërbimit Sekret Serb, gjatë kohës sa qëndronte në Hagë.
Për këtë sqarim të Limajt, Maloku, po ashtu përmes Facebook-ut, ka falënderuar publikisht kreun e NISMA-s për Kosovën.
“E falenderoj z. Limaj që sqaroi publikisht se ku e ka marrë informatën për personin qe e ka përmendur si njërin nga ata që mund ta kenë planifikuar dhe vrarë Babin tim, të cilën e ka plasuar në njërën nga seancat, në procesin gjyqësor kundër tij, në Hagë”, tha Maloku.
Ish-komandanti i UCK-së, i njohur me nofkën “Çeliku”, ka treguar se ai e kishte përdorur me qëllim rastin e Enver Malokut në Hagë, në mënyrë që të zbardhë rastin e ish-politikanit kosovar.
Në intervistimin e kreut të NISMA-s në Hagë, ai ka thënë se në vrasjen e babait të deputetes së LDK-së ka marrë pjesë Lutfi Ajazi. /Insajderi.com