Maloku: Muri u ndërtua si pretekst për zgjatjen e bisedimeve në Bruksel - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Maloku: Muri u ndërtua si pretekst për zgjatjen e bisedimeve në Bruksel

    Insajderi
    09 December 2016 - 08:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Naim Maloku, ka bërë me dije se ndërtimi i murit në pjesën afër urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë ka për synim të bëhet temë e diskutimit në Bruksel ndërmjet dy shteteve.

    Maloku në një intervistë për “Epokën e re”, tha se në këtë mënyrë Serbia po pretendon t’i zgjasë bisedimet në pafundësi, duke shpresuar në ndryshimin e raporteve ndërkombëtare SHBA-Rusi.

    Ai i ka ftuar institucionet e Kosovës, që në konsultim me Bashkimin Evropian, të reagojnë ndaj ndërtimit të këtij muri, sikurse ndaj çdo objekti tjetër pa leje.

    Maloku ka thënë se Kosova ka gabuar që kur ka hyrë në bisedime me Serbinë, nuk ka bërë një plan për afatizimin e këtij procesi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark