Insajderi
Insporti

Man City bën ofertë prej 120 milionë eurosh për Enzo Fernández

Insajderi
13 August 2026 - 22:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Man City bën ofertë prej 120 milionë eurosh për Enzo Fernández
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Manchester City ka bërë një lëvizje të madhe për Enzo Fernández, duke i dorëzuar Chelsea një ofertë zyrtare prej 120 milionë eurosh për mesfushorin argjentinas.

Sipas gazetarit César Luis Merlo nga Tribuna.com, kampionët anglezë kanë vendosur të hidhen fuqishëm në garë për 25-vjeçarin dhe tashmë kanë paraqitur ofertën e tyre te Chelsea.

Enzo Fernández është një nga lojtarët kryesorë të skuadrës londineze dhe transferimi i tij te Manchester City do të ishte një prej lëvizjeve më të bujshme të kësaj merkatoje.

City e sheh mesfushorin argjentinas si një përforcim të rëndësishëm për repartin e mesfushës dhe tashmë ka bërë hapin konkret me një ofertë prej 120 milionë eurosh.

Mbetet për t’u parë se si do të përgjigjet Chelsea ndaj kësaj oferte të majme dhe nëse do të pranojë të negociojë për largimin e një prej yjeve kryesorë të skuadrës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark