×
  • Sport
  • Sport

    Man Utd e fiton FA Cup, e mposht Cityn në finale

    Insajderi
    25 May 2024 - 19:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Manchester United e ka fituar trofeun e FA Cup për herë të 13-të.

    “Djajtë e Kuq” triumfuan 1:2 në finale ndaj Manchester Cityt, me ndeshjen që u zhvillua në “Wembley” të Londrës.

    Garnacho kaloi Unitedin në epërsi në minutën e 30-të të ndeshjes.

    Vetëm nëntë minuta më pas, Mainoo realizoi pas një aksioni fantastik të ndërtuar nga skuadra e Erik ten Hag.

    “Citizens” arritën të ngushtonin epërsinë në minutën e 87-të, megjithatë nuk arritën të bënin diç më shumë.

    Me këtë fitore në finale, Manchester United kualifikohet për në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark