×
  • Sport
  • Sport

    Manaj vazhdon me gola në Turqi, shënon në fund për t’i dhënë fitore Sivassporit

    Insajderi
    03 April 2024 - 19:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rey Manaj nuk ka të ndalur.

    Sulmuesi 27-vjeçar ka gjetur sërish golin, këtë herë në minutën e 89’, duke i dhënë fitoren minimale 1-0 Sivassporit në sfidën përballë Katagumrukut.

    Pas një krosimi nga krahu, Manaj u gjend në vendin e duhur dhe stopoi mirë topin, për ta dërguar në rrjetë dhe nisur festën e tifozerisë vendase.

    Ky është goli i 16 i Rey Manajt në Superligën turke, me sulmuesin kuqezi që sheh para vetes vetëm Dzekon e Icardin, që kanë shënuar nga 18 gola.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark