Pavarësisht nëse qytetarët janë të siguruar apo jo, do të kenë mundësinë të marrin vaksinën antiCovid.
Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Orgesta Manastirliu, tha se vaksina do të vijë shumë shpejt dhe vaksinimi do të fillojë me mjekët, grupet e riskuara dhe do të vazhdojë për të gjithë.
Këtë deklaratë ministrja e bëri teksa vizitoi qendrën shëndetësore të Porto Romanos në periferi të Durrësit, në Ditën Botërore të Mbulimit Shëndetësor Universal. Manastirliu deklaroi se, programi i 300 qendrave shëndetësore do të vijojë, për të siguruar aksesin e barabartë dhe shërbimet falas për të gjithë qytetarët.
“300 qendra shëndetësore dhe ambulanca ne do t’i përfundojmë, ashtu sikurse e kemi thënë, në 6 mujorin e parë të vitit 2021″, tha Manastirliu.
Ndërkohë ajo shtoi se buxheti i ri i vitit 2021 ka 23% më shumë rritje , për sistemin shëndetësor,krahasuar me 2020.