×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Manchester- Arrestohen 20 shqiptarë që shpërndanin kokainë

    Insajderi
    23 February 2016 - 08:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Grupi shpërndante drogë të klasit të parë, kokainë, nëpër klubet e natës së këtij qyteti. Kriminelët shqiptarë që kishin fituar 250 mijë stërlina duke shitur kokainë, kishin rekrutuar shqiptarë të ardhur në Manchester me dokumente fallco greke dhe italiane.

    “Grupi shqiptar kishte ngritur edhe një linjë telefonike për shpërndarjen e drogës që funksiononte 24 orë në 7 ditë, e cila ka habitur detektivët për shpejtësinë dhe profesionalizmin e funksionimit të saj”, shkruan gazeta “Manchester Evening Neës”.

    Gjatë operacionit që kulmoi në shkurt të 2015-s janë bastisur nga policia 17 adresa dhe janë kapur 130 mijë stërlina në para’ të thata, dy armë zjarri, karikatorë, municion dhe silenciator.

    Sipas detektivit Alex Mulhal, cilësia e kokainës kishte një pastërti prej 60-80 për qind .

    Sipas detektivit britanik “komuniteti shqiptar janë njerëz fantastik dhe tejet punëtorë dhe kjo bandë nuk reflekton këtë komunitet, por ka një element kriminal në çdo shoqëri. Në këtë rast kishim të bënim me një bandë shqiptare që zbarkoi në qendër të Manchesterit”, tha ai për gazetën “Mancester Evening Neës”. ( Top Channel)

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark