Manchester City ka identifikuar mesfushorin e Barcelonës, Marc Bernal, si objektivin kryesor për ta zëvendësuar në afatgjatë yllin spanjoll Rodri.
Sipas raportimit të “CaughtOffside”, kampionët e Anglisë po e monitorojnë nga afër 19-vjeçarin, i cili konsiderohet një nga talentet më premtuese të akademisë së klubit katalanas.
Për shërbimet e Bernalit interesim kanë shfaqur edhe Arsenali dhe Chelsea, duke e bërë garën për transferimin e tij edhe më të fortë.
Megjithatë, Barcelona nuk ka asnjë plan për ta shitur mesfushorin. Klubi “blaugran” e sheh atë si pjesë të rëndësishme të projektit të së ardhmes, ndërsa lojtari ka kontratë të vlefshme me klubin deri në vitin 2029.
Për më tepër, marrëveshja e Bernalit përfshin një klauzolë lirimi prej 500 milionë eurosh, një shumë që e bën jashtëzakonisht të vështirë çdo tentativë për ta larguar atë nga “Camp Nou”.