Insajderi
Sport

Manchester Unitedi arrin marrëveshjen e madhe

Insajderi
19 August 2026 - 11:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Manchester Unitedi arrin marrëveshjen e madhe
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Manchester Unitedi ka gati një blerje të madhe në këtë afat kalimtar. Unitedi ka bërë një ofertë prej rreth 60 milionë funtesh (70 milionë euro, 81 milionë dollarë) plus 5 milionë funte në bonuse, për Carlos Baleba të Brighton. Raportet e fundit thonë se diskutimet janë drejt fundit dhe se marrëveshja do të përfundoi sot.

Baleba ishte synim i Unitedit edhe sezonin e kaluar.

Nëse një transferim i Balebas përparon, ai do t’i bashkohej Tielemans, Santos, Kobbie Mainoo dhe Bruno Fernandes si opsione të ekipit të parë për trajnerin Michael Carrick.

Baleba iu bashkua Brightonit nga Lille në verën e vitit 2023 dhe ka luajtur 112 herë për klubin nga bregdeti jugor. Sezonin e kaluar ai bëri 35 paraqitje në total për klubin, duke humbur disa për shkak të pjesëmarrjes së tij në Kupën e Kombeve të Afrikës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark