×
  • Sport
  • Euro 2020

    Mancini para ndeshjes me Uellsin: Italia ka fituar katër Kupa Bote duke luajtur në mënyrën tonë

    Insajderi
    20 June 2021 - 13:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja e Italisë dhe ajo e Uellsit do të përballen sot nga ora 18:00 në ndeshjen e rrethit të tretë dhe të fundit në Grupin A, shkruan Insporti.

    Para ndeshjes kundër Uellsit trajneri i Kombëtares italiane, Roberto Mancini ka folur për stilin e lojës së Kombëtares së tij:

    “Italia ka fituar katër Kupa Bote duke luajtur në mënyrën tonë, faza mbrojtëse është thelbësore. Ndryshimi i stilit ishte për shkak të një momenti të lëkundur në të cilin ndodhej ekipi ynë kombëtar, tha ai.

    Italiani gjithashtu ka komentuar kundërshtarin e sotëm Uellsin:

    “Ata janë një ekip i vështirë për tu përballur. Për vite me radhë ata kanë qenë në pjesën e parë të renditjes në FIFA, kanë lojtarë cilësorë, janë një skuadër tipike britanike, fizikisht e fortë dhe këtu ata tashmë kanë fituar katër pikë. Nëse nuk gaboj, ata tashmë kanë arritur në një gjysmëfinale të EURO-s. Ne do të përpiqemi të fitojmë, ky është qëllimi ynë “, vazhdoi ai.

    Trajneri u pyet edhe për formacionin e mundshëm:

    “Ne kemi 26 lojtarë të një standardi të ngjashëm. Për kualifikueset e Ligës së Kombeve, sulmi ishte Insigne, Belotti dhe Bernardeschi, të cilët mund të luajnë ndaj Uellsit. Pastaj është Chiesa që është gjithashtu zgjedhja e parë, për ndeshjen e tretë në temperaturat 32C, keni nevojë për lojtarë të freskët”, përfundoi Roberto Manicini.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark