×
  • Lajme
  • Insajderi

    Manipulime, shkelje ligjore e favorizime në tenderin 30 milionësh të ministrisë së Liburn Aliut

    Insajderi
    22 September 2022 - 21:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    15 kontrata janë paraparë të realizohen për tenderin “Mirëmbajtja verore dhe dimërore e rrugëve nacionale dhe rajonale 2022 -2025“. Tashmë janë shpallur fituesit nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, që udhëhiqet nga ministri Liburn Aliut.

    Aktualisht kjo procedurë e prokurimit është në fazën e pezullimit, pasi kompanitë që garuan kanë shprehur pakënaqësi, dhe ministria është duke përgatitur përgjigje për secilin ankues.

    Lexo edhe:

    Ndonëse, ministria nuk ka lejuar qasje në ofertat fituese për Periskopin, janë zbuluar fakte të reja se për kontratë janë rekomanduar kompani që nuk i kanë përmbushur kriteret që vetë ministria i ka vendosur në dosjen e tenderit.

    Për pjesën “Prishtina -3” janë rekomanduar për kontratë  “Kosova Asfalt” shpk, “AAB Construction” shpk, N.N.P “Ndertimi”, “Urban O.P”, “Adnan Bislimi BI”, “Premium-ks” shpk. Vlera për një vit 484, 574.20 euro ose për tri vite 1 milionë e 375 mijë euro.

    Lexo edhe:

    Tashmë nuk është sekret se pronarë të kompanisë “Kosova Asfalt” janë dostat e zëvendësministrit, Hysen Dumrishi. Por, dyshimet janë se kompania në konzorcium “Urban O.P” nuk ka ofruar dokument /Vërtetim sipas kërkesës së dosjes se tenderit.

    Sipas informatave të Periskopit, kompania në fjalë ka ofruar si dëshmi një vërtetim në emrin N.C, dhe se numri fiskal nuk është i kompanisë ofertuese. Pronarë të biznesit, sipas ARBK-së janë Ibush dhe Naim Cerani. Mësohet se për pronarin Naim Cerani nuk e ka ofruar dokumentin/ Vërtetimin nga Gjykata Themelore, që ka qenë njëra ndër kërkesat e Dosjes se tenderit.

    Lexo edhe:

    Tek lot, “Prishtina -2” janë rekomanduar për kontratë kompanitë në konzorcium “Rahovica” shpk,  “Quality Asphalt” shpk,  “Eurotrans” shpk, “Iridiani” shpk , “Korsel  shpk, “Ja -Mi Ekspert Import Dooel Kavadar”. Vlera për një vit 507, 698. 35.

    Mësohet se operatori i konzorciumit “Eurotrans” nuk ka ofruar vërtetim nga ATK, çka mund të hedhë dyshime se mund të ketë borxhe të pa paguar. Mos ofrimi i vërtetimit është shkelje e madhe dhe në menjëherë është dashur të refuzohet tenderi nga komisioni i vlerësimit.

    Lexo edhe:

    Edhe kompania në konzorcium “Ja -Mi Ekspert Import Dooel Kavadar” ka ofertuar dokumentacion në gjuhën maqedonas. Kjo është shkelje pasi në dosjen e tenderit, autoriteti kontraktues e ka cekur se dokumentet duhet të jenë në gjuhën shqipe, serbe ose angleze.

    Po ashtu, kompania tjetër në konzercium “Quality Asphalt”, nuk i ka referencat për punët e kryera në 3 vitet e fundit në mirëmbajte, ashtu siç është kërkuar në dosjen e tenderit. Mësohet se kompania ka ofertuar disa kontrata, të cilat ende nuk kanë përfunduar.

    Lexo edhe:

    Periskopi ka gjetur se Organi Shqyrtues i Prokurimit -OSHP e ka futur në listën e zezë para pak ditëve kompaninë  “Ero-project” për shkak se në kohën e rekomandimit për kontratë nuk ka prezantuar dokumentacione nga ATK deh Gjykata.

    Lexo edhe:

    Kompanitë e rekomanduar për kontratë për këtë tender i cili është i pezulluar janë:

    Kompanitë e rekomanduara për kontratë janë: Prishtina -1. “”Via” shpk, Eurokos Holding”, “A.L -Asfalt” shpk, “Dio Bes” shpk, “Eurotitan” shpk. Vlera  për një vit 617, 047. 26 euro.

    Prishtina – 2. “Rahovica” shpk,  “Quality Asphalt” shpk,  “Eurotrans” shpk, “Iridiani” shpk , “Korsel  shpk, “Ja -Mi Ekspert Import Dooel Kavadar”. Vlera për një vit 507, 698. 35.

    Prishtina -3 “Kosova Asfalt” shpk, “AAB Construction” shpk, N.N.P “Ndertimi”, “Urban O.P”, “Adnan Bislimi BI”, “Premium-ks” shpk. Vlera për një vit 484, 574.20 euro.

    Mitrovica – 1. “Arbotec” shpk. Vlera për një vit 527, 553. 34 euro.

    Mitrovica -2. RITENDER, në mungesë të ofertave të përgjegjshme.

    Peja – 1. “Alko Impex -General Construction”, shpk, “Ex -Fix” shpk. Vlera për një vit 659, 230. 60 euro.

    Peja -2. “Graniti” shpk. Vlera për një vit 658, 202.02 euro.

    Prizreni-1. “Damastion Project” shpk. Vlera për nëj vit 497, 250. 29 euro.

    Prizreni -2. “Famis Co-HC” sha. Vlera për një vit 594, 257. 83 euro.

    Ferizaj -1. “Via” shpk, “Eurokos Holding”, “A.L Asfalt” SHPK, “Dio Bes” SHPK, “Eurotitani” shpk. Vlera për një vit 497, 079.20 euro.

    Ferizaj -2. “Damastion Project” shpk. Vlera për një vit 464, 034. 67 euro.

    Gjilani -1. “El-Bau” shpk, “Gan Logistic” shpk, “Eing Com” shpk, “Avag Group” shpk, “ER-Lis”, shpk, “Limon Staneci P.N”. Vlera për një vit 479, 575. 34 euro.

    Gjilani -2. “Via Egnatia”, “Humolli -S -Petrol”, shpk, “VJV Group”. Vlera për një vit 652, 324.77 euro.

    Gjakova-1. “Lika Trade”, “Lika Company”. Vlera për një vit 635, 267. 03 euro.

    Gjakova-2. “RSM Company” shpk. Vlera për nëj vit 470, 105. 98 euro. Vlera totale për një vit është 7, 725, 895 euro. Për tri vite 23, 177, 685 euro, ndërsa ministria ka vendosur një shifër prej rreth 30 milionë euro.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark