×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Fitoi dhuratë tokë 20 mijë euroshe, lypte ryshfet 60 mijë eurosh – Si pasurohej dhëndri i Liburn Aliut si drejtor në KEDS?

    Insajderi
    22 September 2022 - 16:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Berat Lahu, dhëndri i Liburn Aliut, si drejtor i KEDS-it për distriktin e Ferizajt, dyshohet se ka fituar si dhuratë një tokë në vlerën e 20 mijë eurove, në këmbim të lidhjes së rrjetit të energjisë për vilat që po ndërtoheshin në zonën e mbrojtur me ligj në Brezovicë. Lahu që u arrestua të mërkuren lidhur me rastin “Brezovica”, sipas dosjes së Prokurorisë që e ka siguruar Gazeta Insajderi, ka kërkuar ryshfet në shumën prej 60 mijë eurove për të ndikuar tek zyrët e KEDS në Prishtinë. Me këto dy veprimi Lahu dyshohet se ka kryer vepren penale “Pranimi i paarsyeshëm i dhuratave” dhe “Ushtrimi i ndikimit”

    Berat Lahu, dhëndri i minsirtit Liburn Aliu dhe asamblist i Vetëvendosjes në komunën e Prishtinës, u arrestua të mërkuren, lidhur me rastin e madh të keqpërdorimeve i njohur si “Brezovica”.

    Ndaj Lahut i cili, ndalua për 48 orë Prokuroria Themelore e Ferizajt, ka bërë kërkesë për masën e paraburgimit pasi ai dyshohet për për dy vepra penale, “Pranimi i paarsyeshëm i dhuratave” dhe  “Ushtrimi i ndikimit”, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lahu që mbante pozitën e drejtorit të  KEDS-it për distriktin e Ferizajt, sipas prokurorisë ka përfituar pronë e ka kërkuar ryshfet në këmbim të lidhjes së rrjetit të energjisë për vilat që po ndërtoheshin në zonën e mbrojtur me ligj në Brezovicë

    Lidhur me veprën e parë “Pranimi i paarsyeshëm i dhuratave”, sipas kërkesës së prokurorisë të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi, Lahu dyshohet se ka pranuar një dhuratë një pronë [tokë] në vlerën e 20 mijë eurove.

    Lahu, sipas prokurorisë e ka pranuar tokën me sipërfaqe rreth 350 metra katror, si dhuratë në vitin 2018.

    “Ekziston dyshimi i bazuar se në vitin 2018, në Shtërpcë, si punëtor i ndërmarrjes “KEDS” në Prishtinë, gjatë kryerjes së veprimtarisë ekonomike, ka kërkuar dhe pranuar dhuratë nga shfrytëzuesit e këtyre shërbimeve në atë mënyrë që për të kryer shërbimin e zhvendosjes së tensionit të mjetit elektrik në vikend-zonën e Brezovicës”.

    “Nga NN, si ndërmarrje ndërtimore e objekteve hoteliere dhe vikend-shtëpive, ka kërkuar dhe pranuar dhuratë një pronë të paluajtshme – sipërfaqe rreth 350m2, në vlerë rreth 20,000€ euro, të cilën pronë e ka regjistruar në emër të djalit të vëllait”, shkruan në kërkesën e Prokurorisë për përaburgimin e Lahut.

    Kjo nuk ishte e gjitha sipas asaj që shkruan në dosjen e Prokurorisë së Ferizajt të cilën e siguroi Gazeta Insajderi. Berat Lahu, që tash e mbanë edhe pozitën e asamblistit të Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës, ka kërkuar edhe 60 mijë euro nga investitori i vikend shtepizave në Brezovicë.

    Lahu sipas prokurorisë u ka premtuar investitorëve se do të ndikoj të personat përgjegjës në KEDS në Prishtinë që të shtrijnë rrjetin deri tek vikend shtëpizat e tyre, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Me premtim se do të ndikojë tek personat përgjegjës të ndërmarrjes KEDS në Prishtinë të cilët ishin duke realizuar një projekt për renovimin e rrjetit elektrik në rrugën rajonale Shtërpcë-Sharr, të cilin me kërkesën e ndërmarrjes ndërtimore NN që ishte duke kryer ndërtimet e objekteve hoteliere dhe vikend-shtëpizave, ka zhvendosur rrjetin elektrik të tensionit të lartë, me qëllim që t`i mundësohet ndërtimi i objekteve ndërmarrjes ndërtimore, edhe pse kjo zhvendosje duhet të kryhej në pajtim me projektin investiv të ndërmarrjes KEDS në Prishtinë, kurse nga investitori i vikend shtëpizave NN në Parkun Kombëtar “Sharri” në Brezovicë, ka kërkuar 60,000 (gjashtëdhjetë mijë) euro për ta kyçur në trafon elektrike të KEDS-it”, thuhetnë kërkesën e prokurorisë për paraburgimin e Lahut.

    Me këto veprime sipas prokurorisë Lahu ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”.

    Gazeta Insajderi, ka kërkuar nga kompania KEDS sqarime rreth akuzave të prokurorisë lidhur me ish punëtorin e tyre Lahu.

    Zëdhënësi i KEDS, Viktor Buzhala tha se nuk i komentojnë rastet që janë në organet e drejtësisë.

    “Siç e dini, zoti Lahu nuk është punonjës yni tash e shumë vjet. E kemi parë në media se ai është duke u përballur me drejtësinë së fundmi. Por, ne si kompani nuk komentojmë asnjë rast që është në gjykatë sepse nuk duam të ndërhyjmë në sistemin e drejtësisë në asnjë rrethanë”, tha Buzhala.

    Pas arrestimit të Lahut, Prokuroria ka gjetë dhe sekuestruar certifikatën e pronësisë (10 fletë),  Skicë (1 fletë) dhe  Telefon mobil, IPHONE 11 PRO, ngjyrë hiri. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark