Insajderi
Lajme

Manipulimi me vota në Suharekë| 72 persona të intervistuar, prej tyre 19 të ndaluar

Insajderi
10 February 2026 - 16:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Manipulimi me vota në Suharekë| 72 persona të intervistuar, prej tyre 19 të ndaluar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka iniciuar hetime lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve të votimit gjatë procesit të rinumërimit në Qendrën Komunale të Numërimit në Suharekë.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimet janë ndërmarrë me vetiniciativë pas pranimit të informatave publike për parregullsi në procesin zgjedhor, me autorizim të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu.

Në kuadër të hetimeve, janë intervistuar gjithsej 72 persona të dyshuar. Prej tyre, 19 persona janë ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit, në cilësinë e kryesuesve të komisioneve, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, e sanksionuar me nenin 216, paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se brenda afateve ligjore do të vlerësojë paraqitjen e kërkesave për caktimin e masave për sigurimin e prezencës së të pandehurve gjatë procedurës penale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark