×
  • Lajme
  • Insajderi

    Maqastena mposht Bulliqin në Facebook

    Insajderi
    16 August 2022 - 14:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Garës për të parin e degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë është duke i prirë dukshëm ish-ushtari I UÇK-së, Bedri Maqastena në rrjetin social “Facebook”. Ai ka lënë mbrapa me like dhe komente kundërkandidatin Shpejtim Bulliqi i cili është aktualisht edhe kryetar i Podujevës.

    Në postimin e shpalljes së kanditaturës, Maqastena ka marrë 921 like e 547 komente deri me tani.

    Ndërsa, kandidati tjetër, Shpejtim Bulliqi ka marrë 739 like e 259 komente.

    Pothuasje, të dy kandidatët kanë publikuar në të njejtën kohë njoftimet, mirëpo, dallimet në rezultate janë të dukshme.

    Por kush do ta ketë mbështetjen e kryeministrit Albin Kurtit, pritet të shihet ditëve në vazhdim.

    Gara e brendshme se kush do ta udhëheqë degën e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujeve, tashmë ka nisur zyrtarisht.

    Bedri Maqastena e Shpejtim Bulliqi, njoftuan zyrtaisht sot se do të jenë kundërkandidat për të shef të kësaj dege.

    I pari ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e i dyti ish-ushtar i Agim Veliut, njeriut që për disa vite me radhë udhëheqi LDK-në në Llap dhe komunën e Podujevës, shkruan Gazeta Insajderi. 

    Bedri Maçastena, ishte drejtor i Inspeksionit e shef kishte Bulliqi. Por ishte shkarkuar nga ky i fundit për shkak se kishte luftuar “veprimet e pandershme dhe të paligjshme”.

    Maqastena para disa ditësh zbuloi për Insajderin planet që do të jetë kundër kandidat i Bulliqit, pasi sic merr vesh Gazeta Insajderi, pakënaqësitë janë evidenre te shumica nga aktivistët e partisë që janë kundër kryetarit aktual, Shpejtim Bulliqit.

    Por kush janë dy “ish-ushtarët”, njëri nga të cilët do të bëhet shef i degës?

    Bedri Maqastena nuk është emër i panjohur në Llap. Si djali i ri i ishte bashkuar Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, në luftën kundër okupatorit serb. Atëherë në moshën 17 vjeçare veshi uniformën e kapi armën në dorë,

    Maqastena është aktivisitë i Lëvizjes Vetëvendosje. Ai në vitin 2021 kur Vetëvensosje e mori qeverisjen në Llap, u emërua drejtor i Inspeksionit. Njëra nga drejtoritë më të rëndësishme nëpër komuna.

    Emërimi i Maqastenës, u bë pasi drejtori i atëherëshëm Ajet Potera, që ishte edhe ai pjesë e UCK-së u ishte larguar nga kjo detyrë.

    Nuk i shkoi gjatë në këtë detyrë pasi që u shkarkua nga Shpejtim Bulliqi, siç thoshte ai për shkak se kishte luftuar “veprimet e pandershme dhe të paligjshme”.

    Edhe Potera në vazhdimësi ka qenë i zëshëm ndaj qeverisjes së Bulliqit. Pritet që Maqastena ta ketë mbështetjen e tij, sikurse në luftë tash edhe në garën për të parin e degës së VV-së.

    Pak ditë para se zyrtarisht ta shpallte kanidaturën Maqastena deklaroi se kryetari Bulliqi bashkë me drejtorët e tij, duhet t’i kthehen bazës së VV-së, sepse ashtu kanë premtuar në fushatë.

    Madje ai ka shtuar se ish-shefi i tij Bulliqi, ka qeverisur për një kohë të gjatë me një tjetër metodë gjatë kohës sa ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, andaj po e ka të vështirë të bëhet VV.

    Në njoftimin për shpalljen e kandidaturës tha se synon ta sjell demokracinë e brendshme në VV.

    Bashkë më qindra aktivist të Podujevës, do të mund të sjellim demokracinë e brendshme, duke shpërfaqur tutje edhe jashtë. Bashkë më shumë aktivist, do të ndërtojmë ura të pathyeshme të ecurive të mbara të punës dhe do t’i thyejmë muret e barrierave ndarëse”.

    Bashkarisht do të bëjmë punë të mëdha, gjithnjë duke mos harruar prej nga vijmë e duke ditur qartë se ku do të mbërrijmë. Me njëri tjetrin do t’i japim Lëvizjes në Podujevë dëshminë e një aktivizimi të sinqertë dhe plotë dinjitet”, tha Maqastena.

    Shpejtim Bulliqi, është i njohuir në Llap si anëtari i Lidhjes Demokratike. Shef e kishte Agim Veliun, i cili për vite me radhë drejtoi degën e LDK-së në Llap. Ndërkohë që për tri mandate ishte edhe kryetar i Komunës së Podujevës.

    Rrugët e Bulliqit me LDK-në u shkëputën vonë.

    I njohur si gjeograf me profesion, Shpejtim Bulliqi, u bë i njohur edhe për kundërshtimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Atë kohë ende ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e shef i qeverisë ishte shefi i tij i partisë, Isa Mustafa.

    Meqë nuk i mbeti më vend në LDK, dhe për shkak të qëndrimeve të njëjta me Lëvizjen Vetëvendosje rreth kësaj çështje, Bulliqi kaloi në Vetëvendosje.

    Bulliqi, la edhe detyrën si kryetar i Komisionit që parashihej të korrigjonte demarkacionin e kufirit me Malin e Zi për t’u bërë kandidat për kryetar të Podujevës në zgjedhjet e vitit 2020, atëherë kur Podujeva shkoi në zgjedhje të parakohshme pasi Agim Veliu u bë ministër i Albin Kurtit në mandatin e parë.

    Bulliqi arritur që ta mposhte ish partinë e tij, duke bërë që Vetëvendosjes për herë të parë në histori të zgjedhjeve lokale në Podujevë. Edhe në zgjedhjet e rregullta disa muaj pas, Bulliqi prap fitoi në Podujevë.

    Por qeverisja e tij është kritikuar vazhdimisht për punësime partiake dhe vendime të kontestuara edhe nga vetë drejtorët e tij. Sidomos nga ata të drejtorisë së Inspeksionit.

    Bulliqi, që është kryetar i degës së VV-së në Llap, sot po ashtu e shpalli kandidaturën për edhe një mandate si kryetar i degës.

    Ai deklaroi se ka si Koordinator i Qendrës ka 4 muaj që është angazhuar që struktura organizative e Qendrës së LVV të shtrihet ane kënd Podujevës.

    “Duke besuar në vlerat që posedon Lëvizja VETËVENDOSJE! si subjekti më demokratik në vend dhe për parimet mbi të cilat qëndron ajo, e shpalla kandidaturën time me qëllimin e vetëm t’i avancojmë këto vlera e t’i shtyjmë përpara projektet me interes të gjithmbarshëm shoqëror”, tha Bulliqi. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark