×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe Shpejtim Bulliqi shpall kandidaturën për kryetar të degës së VV-së në Podujevë

    Insajderi
    15 August 2022 - 13:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas kandidaturës së Bedri aqastenës për kryatr të degës së Vetëvendosje në Podujevë, kandidaturën e shpalli edhe kryetari aktual i Podujevës Shpejtim Bulliqi.

    Ai përmes një njoftimi në Facebook ka deklaruara se ka dorëzuar deklaratën e kandidaturës për Kryetar të Qendrës së Lëvizjes.

    Ai madje thotë se 4 muaj që është angazhuar maksimalisht që struktura organizative të shtrihet ane e kënd Podujevës.

    Njoftimi i Bulliqit

    Sapo kam dorëzuar deklaratën e kandidaturës për Kryetar të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë, ashtu siç e parasheh statuti dhe rregullorja e LVV-së.

    Si Koordinator i Qendrës për këta 4 muaj jam angazhuar maksimalisht që struktura organizative e Qendrës së LVV të shtrihet ane kënd Podujevës, me synimin që para sfidave të ardhshme si subjekt politik të jemi më të fortë, më të organizuar dhe më të strukturuar.

    Sot kur nënshkruva deklaratën e kandidaturës për Kryetar të Qendrës jam shumë i vetëdijshëm për sfidat që kemi para vetës, për fjalën që iu kemi dhënë qytetarëve dhe për zotimet që duhet t’i përmbushim.

    Duke e njohur punën dhe kontributin e gjatë të shumë aktivistëve dhe anëtarëve të Lëvizjes, duke besuar në vlerat social-demokrate dhe parimet e barazisë, si dhe duke e vlerësuar angazhimin e kontributin e secilit qytetar për Lëvizjen në secilën etapë kohore.

    Duke besuar në vlerat që posedon Lëvizja VETËVENDOSJE! si subjekti më demokratik në vend dhe për parimet mbi të cilat qëndron ajo, e shpalla kandidaturën time me qëllimin e vetëm t’i avancojmë këto vlera e t’i shtyjmë përpara projektet me interes të gjithmbarshëm shoqëror.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark