Insajderi
Lajme

Maqedonci: Kampi Bondsteel, konfirmon lidhjen tonë të përjetshme me ShBA-në

Insajderi
09 June 2024 - 23:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Maqedonci: Kampi Bondsteel, konfirmon lidhjen tonë të përjetshme me ShBA-në
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se vendosja e Bondsteel, bazës së parë amerikane në Kosovë, konfirmon lidhjen me SHBA-të.

Maqedonci me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se vendi do të angazhohet të thellojë lidhjet me ShBA-në.

“Në 25 vjetorin e saj, me ftesë të kolonel Jason Baker mora pjesë në ceremoninë dhe aktivitetet e organizuara në shënim të kësaj dite”.

“Kampi ‘Bondsteel’ është një nga bazat më të mëdha ushtarake të SHBA-së në Evropë e ndërtuar në vitin 1999 pas intervenimit të NATO-s në Kosovë, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në stabilizimin e rajonit dhe gjithashtu ështe një simbol i përkushtimit të SHBA-së për paqen dhe sigurinë në Ballkan”, ka shkruar Maqedonci.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark