Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka njoftuar se deri në orën 10, dalja në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni ka qenë 9.49 për qind.
Pjesëmarrje më e lartë është regjistruar në njësinë e tretë zgjedhore prej 11.36 për qind dhe më e ulët në njësinë e gjashtë zgjedhore, që përfshinë zonat e banuara me shqiptarë, edhe atë prej 5.10 për qind.
Kryetari i KSHZ-së, Alekansdar Çiçakovski, tha se procesi zgjedhor kryesisht po zhvillohet në atmosferë të qetë dhe demokratike, shkruan rel.
Sipas tij, ka pasur disa ankesa nga qytetarë që nuk kanë mundur të gjejnë emrat e tyre në regjistrat zgjedhorë, ankesa këto që do të shqyrtohen sa më shpejt që të jetë e mundur që edhe ata të realizojnë të drejtën e votës.