Mbrëmë dy persona, deri tani të paidentifikuar, kanë tentuar të thyejnë kopshtin e fëmijëve, në të cilin janë ruajtur materialet zgjedhore.
Mirëpo janë penguar nga polici kujdestar, i cili është përkujdesur për materialin zgjedhor.
“Natën e të dielës, rreth orës 00:40 në Shtip në rrugën “Braqa Danevi” në kopshtin e fëmijëve, dy persona të panjohur, kanë tentuar të vjedhin materialin zgjedhor”, njoftuan nga MPB-ja.
Hetimi është bërë, ndërsa organet kompetente po punojnë për kapjen e personave dhe zbardhjen e plotë të rastit./telegrafi