×
  • Lajme
  • Lajme

    Maqedonia e Veriut emëron një shqiptare ambasadore në Kosovë

    Insajderi
    11 December 2020 - 12:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    U.d. e Presidentit, Vjosa Osmani ka pranuar  letrat kredenciale të ambasadores së Maqedonisë së Veriut, Shpresa Jusufi, njofton zyra për media e Presidencës.

    “U.d. Presidentja e Kosovës, dr.Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale të ambasadores së Maqedonisë së Veriut, znj. Shpresa Jusufi. Në takim, u.d. Presidentja Osmani, vlerësoi se bashkëpunimi ndërmjet të të dy shteteve, bazohet edhe në afërsinë gjeografike dhe lidhjet njerëzore ndërfqinjësore”, thuhet në komunikatë.

    U.D e Presidentit dhe ambasadorja e Maqedonisë së Veriut janë pajtuar se bashkëpunimi mes dy shteteve është i shkëlqyeshëm. 

    “Sipas saj, stabiliteti rajonal dhe proceset integruese janë faktor të rëndësishëm për paqen rajonale, por edhe për procesin euro-atlantik. Të dy bashkëbisedueset u pajtuan se  bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është i shkëlqyeshëm dhe se synohet thellimi i mëtejmë”, thuhet tutje

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark