×
  • Lajme
  • Lajme

    Maqedonia e Veriut regjistron 33 viktima dhe 946 të infektuar me COVID-19

    Insajderi
    02 December 2020 - 22:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Maqedonia e Veriut të mërkurën ka regjistruar 33 viktima me koronavirus, 946 persona të infektuar si dhe 789 persona të shëruar.

    Të dhënat i referohen testimit të 2,564 mostrave. Viktimat, sipas raportit të Ministrisë janë, nëntë në Shkup, gjashtë në Prilep, katër në Strugë, dy në Pehçevë dhe nga një në 12 qytete tjera.

    Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi, në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 63,890 persona.

    Prej tyre 1,825 kanë ndërruar jetë, 40,977 janë shëruar ndërsa 21,088 janë ende raste aktive.

    Numri më i madh i të vdekurve dhe të infektuarve është në Shkup me mbi 50 për qind të rasteve, pasuar nga qytetet e Tetovës dhe Kumanovës.

    Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të infektuarve në ditët e fundit është stabilizuar, por jo edhe numri i viktimave.

    Vetëm gjatë muajit nëntor janë regjistruar 769 të vdekur, shifër kjo përafërsisht e njëjtë me periudhën mars-tetor kur janë regjistruar 994 të vdekur.

    “Fakti është që ne kemi numër të madh të viktimave me COVID-19. Në fillim të pandemisë vendosëm të gjithë njerëzit që vdiqën nga ndonjë mundësi tjetër, t’i regjistrojmë me COVID-19 pasi më pas kishin rezultuar të infektuar me koronavirusin e ri. Ata nuk kanë humbur jetën me fajin e mjekëve pasi një numër i lartë i të vdekurve janë sjellë në spitale shumë vonë, dhe disa prej tyre kanë vdekur rrugës për në spital”, ka deklaruar mjeku infektolog Zharko Karaxhoski, kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive.

    Puna e KomisioniT në vazhdimësi është kritikuar nga opozita por edhe mjekë të tjerë duke kërkuar ndryshimin e protokollit për evidentimin e viktimave nga COVID-19. Partitë opozitare kanë kërkuar shkarkimin e anëtarëve të Komisionit dhe zgjedhjen e anëtarëve të rinj nga Kuvendi i Maqedoninë së Veriut.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark