×
  • Lajme
  • Insajderi

    Maqedonia e Veriut regjistron rastin e parë me variantin “Kraken” të Covid-19

    Insajderi
    22 January 2023 - 18:29

    Instituti për Shëndet Publik në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar se vendi ka regjistruar rastin e parë të infektimit me një nënvariant të “Omicron”, i njohur si “Kraken”.

    Është bërë e ditur se “Kraken” është një variant i ri që përhapet shpejt por ka simptoma më të lehta.

    “Nga 32 mostra pozitive me SARS-CoV-2, është detektuar një rast me HVV.1.5 omicron, i njohur si “Kraken”. Pacienti nga i cili është marrë mostra më 11 Janar 2023 është nga Gjevgjelia,”- ka njoftuar ISHP.

    Instant / Kina thotë se 80% e popullsisë është infektuar me Covid-19
    E ndërsa Covid-19 ka shkaktuar një pandemi serioze në të gjithë botën, është e ditur se mutacionet e reja përhapen më shpejtë, megjithatë janë me simptoma më të lehta.

    Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoninë e Veriut ka thënë se situata epidemiologjike është stabile dhe s’ka nevojë për masa plotësuese. Kujtojmë po ashtu se që nga fillimi i koronavirusit në këtë vend kanë humbur jetën mbi 9,000 njerëz.

    Nacionale Facebook

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark