Insajderi
Biznes

Marakli t’kerreve dhurojnë spektakël në organizimin ‘Diaspora Meeting’

Insajderi
30 July 2019 - 08:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në organizimin e Marakli t’Kerreve, është zhvilluar në Shkabaj të Prishtinës, aktiviteti i rëndësishëm me super-vetura luksoze dhe të modifikuara.

Shoferë nga të gjitha shtetet ku jetojnë shqiptarët, kanë dhënë spektakël si pjesë e Disapora Meeting, që kanë mbledhur shumë të interesuar për t’i parë nga afër, transmeton Telegrafi.

Modelet më ekskluzive nga McLaren, Lamborghini, Nissan GT-R, Audi, Porsche dhe BMW, janë në mesin e këtyre makinave që treguan fuqinë, duke lëvizur me shpejtësi nëpër pistë.

Por, nuk munguan as shfaqjet e mahnitshme të manovrave, si xhiro të shpejta me makina të vjetra që janë modifikuar me shumë kujdes.

Ky është edicioni i tretë i këtij aktiviteti, por që për herë të parë është quajtur Disapora Meeting, për nderë të bashkatdhetarëve që kanë ardhur për vizitë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark