Jo vetëm shqiptarët, por edhe të huajt janë çuditur nga penalltia e dytë që arbitri Deniz Ajtekin akordoi në ndeshjen e mbrëmshme mes Shqipërisë dhe Izraelit në “Elbasan Arena”.
E përditshmja spanjolle “Marca”, në një postim në faqen zyrtare në internet, e ka cilësuar këtë penallti si më të çuditshmen e vitit. Duke e shoqëruar bashkë me videon e situatës, media prestigjoze spanjolle shkruan:
“Ndeshja Shqipëri-Izrael përjetoi 4 minuta të rralla. Ndodhi gjithçka. Në minutën e 53-të, ndërkohë që rezultati ishte 0-1, sulmuesi izraelit Zahavi u rrëzua brenda zonës. Portieri shqiptar Berisha reagoi ndaj simulimit të tij që nuk u ndëshkua duke e goditur me kokë, çka shkaktoi karton të kuq dhe 11-metërsh.
Një humbje e qetësisë mendore që solli më pas heroizmin e Alban Hoxhës. Portieri u ngrit nga pankina dhe priti penalltinë e Zahavit. Në fund Shqipëria përfundoi duke humbur 0-3 me 2 lojtarë më pak. Çmenduri”. /Insajderi.com