Insajderi
Lajme

Marco Rubio, betohet si sekretar i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Insajderi
21 January 2025 - 16:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Marco Rubio, betohet si sekretar i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Marco Rubio, është sekretari i ri i Shtetit amerikan.

Rubio u betua sot pas konfirmimit në senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai e lexoi betimin përpara zëvëndëspresidentit, James David Vance.

Marco Rubio, në këtë pozitë e pason Antony Blinken, i cili shërbeu gjatë administratës Biden.

Të hënën në Washington është mbajtur ceremonia zyrtar e transferimit të pushtetit nga presidenti Joe Biden tek presidenti i ri Donald Trump.

Dje, Trump u inaugurua si presidenti i 47-të i ShBA-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark