Margarita Kadriu: Do të votoj kundër demarkacionit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Margarita Kadriu: Do të votoj kundër demarkacionit

    Insajderi
    26 August 2016 - 11:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e pavarur e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Margarita Kadriu, e ka bërë publike  votën e saj për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Ajo, ka deklaruar se do të votoj kundër në seancën e 1 shtatorit.

    “Të votosh një marrëveshje që dyshohet se e cenon tërësinë territoriale, është shkelje e betimit, thyerje e ligjit, veprim antikombëtar. Kuvendi i Kosovës është para një vendimi me rëndësi strategjike, por edhe në një gjendje konfuze për shkak të jotransparencës qeveritare”, ka thënë Kadriu.

    Sipas saj, mbajtja në fshehtësi e procesit trevjeçar të Komisioni Shtetëror për Demarkacionin dhe  presioni i qeverisë për ta legjitimuar këtë marrëveshje edhe pse ka argumenteve se Kosova humb 8200 hektarë tokë, ”ngriti pikëpyetje të mëdha”.

    “Vota ime, sigurisht nuk është në favor të një marrëveshjeje të tillë. Unë jam për demarkacion me Malin e Zi si shtet fqinj , mirëpo i them jo kësaj marrëveshjeje të paqartë, të dëmshme dhe plotësisht jotransparente”, ka thënë deputetja Kadriu. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark