Borussia Dortmund ka arritur marrëveshje personale me Mario Gotzen, të cilin e kishte shitur para disa viteve tek Bayern Munchen.
Por, edhe pse klubi ka arritur marrëveshjen me lojtarin, Bayerni është duke e vonuar përfundimin e marrëveshjes, meqë është duke kërkuar nga Dortmund 27 milion euro, që është 4 milion më shumë se sa ka ofruar Dortmund, njofton Goal.com
Dortmund kishte përfituar 37 milionë euro në vitin 2013 kur e ka shitur mesfushorin e talentuar, që nuk arriti të tregojë veten tek kampioni gjerman./Insajderi.com