Ministri i shkarkuar i Ministrisë së Administrimit të Pushteti Lokal, Lubomir Mariq, është hidhëruar në ish-vartësin tij, zëvendësministrin e kësaj Ministrie, Bajram Gecajn
Mariq këtë hidhërime ka shfaqur në mediat serbe duke reaguar ndaj postimit të djeshëm të Gecajt në Facebook “pres që institucionet ndërkombëtare në Prishtinë të reagojnë ndaj shpërthimit të pakontrolluar të Bajram Gecajt, sepse gjuha e urrejtjes nuk guxon të ketë vend në asnjë shoqëri demokratike”, citon Veçernje Novosti, Mariqin.
Gecaj në Facebook ka shkruar se vetëm rrethanat e ndërlikuara ia mundësuan Mariqit, “refugjatit nga Knini”, të bëhet ministër në Qeverinë e Kosovës.
“Çfarë të mendohet për qeverinë në të cilën këshilltari i kryeministrit nuk ngurron t’i quajë refugjatët qenie të rendit të dytë, është pyetur Mariq duke shtuar se sulmi i Gecajt është fryt i primitivizmit dhe i barbarisë që simbolizon politikën e Qeverisë në Prishtinë,e cila, me pengimin aktiv të kthimit të serbëve të shpërngulur, shfaq urrejtje dhe nënçmim ndaj njerëzve që me dhunë janë dëbuar nga shtëpitë e veta”.