Insajderi
  • Lajme
  • Lajme

    “Markat gjermane qe morën jetë”

    Insajderi
    03 June 2026 - 10:13
    Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
    “Markat gjermane qe morën jetë”
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vetëm pse nuk pati marka gjermane, i kushtoi me jetë “Vahide Elshanit”. Pikërisht për këtë arsye, Komuna e Suharekës e nderoi duke ia lënë emrin e saj rrugës së oborrit ku ajo vdiq. Kjo është historia e gruas nga Sopija e Komunës së Suharekes e cila u vra gjatë Masakrës së Sopisë  të vitit 1999, vetëm pse nuk patë marka gjermane.

    Fjona Gashi

    “Ishte e fortë në karakter, e dashur e shumë puntore, e rritne me shumë sakrifica si një fëmijë pa prind”, rrëfen reja e saj Dashurije Elshani e cila e kujton gjithmon.

    Vahidja me tre djemtë e saj

    Me datën 2 prill te vitit 1999, në mesin e 35 të vrarëve gjatë masakrës së Sopisë, ishte edhe zonja Vahide me dy djemtë e saj, Taipin e Kadriun. Në këtë ditë banorët u detyruan të lenin shtëpitë e tyre dhe të niseshin drejtë për në Shqipëri, me një traktor, sepse bashkvendasit e tyre  Sërb kishin sjellje barbare e mizore .  Ata plaçkitnin, kërkonin para dhe vrisnin njerëz të pafajshëm vetëm pse ishin “shqiptarë.”

    Ishte pikërisht 2 prilli, dita kur banorët po dëboheshin me dhunë nga shtëpitë e tyre. Ndër ta ishte edhe familja Elshani, e cila nuk arriti të shpëtonte.

    Siç shkruan autori Milazim Elshani në librin “Masakrat Serbe në Komunën e Suharekës (1988–1999)”, serbët vendas mbanin maska për të mos u identifikuar. Megjithatë, Taipi arriti ta dallonte Zlatan Petar Laziqin, me të cilin kishte punuar më parë në KBI “Vreshtaria” në Shirokë.

    Sipas librit, Laziqi ishte i përfshirë në vrasjen e Vahide Elshanit dhe djemve të saj. Ai u kërkoi para, konkretisht marka gjermane, por kur ata nuk patën çfarë t’i jepnin, i vrau në oborrin e shtëpisë së tyre. Para syve të familjarëve dhe fëmijëve, Vahideja mbeti e vrarë në vendin ku kishte jetuar gjithë jetën.

    Zlatan Petar Laziqi i qëlloi me armë automatike Vahiden, Taipin dhe Kadriun, duke i vrarë në vend. Më pas u largua dhe nuk u dënua kurrë për këtë krim.

    Rr. Vahide Elshani, fshati Sopije

    E lindur më 10 tetor 1926 dhe e vrarë më 2 prill 1999, Vahide Shani Elshani humbi jetën në moshën 73-vjeçare. Kujtimi i saj jeton edhe sot përmes rrugës që mban emrin e saj. Djali i saj më i vogël, Vesel Elshani, nuk pranoi të fliste për këtë ngjarje.

    “Ky emër është propozuar dhe është dërguar në Kuvendin Komunal të Suharekës, ku është votuar nga Asambleja Komunale dhe është zyrtarizuar me Vendimin nr. 07-592, të datës 01.08.2014”, thotë drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mjedis, Visar Kuqi.

    Në bazë të këtij vendimi është emërtuar edhe rruga “Vahide Elshani” në fshatin Sopijë të Komunës së Suharekës.

    Ndër shumë rrugë që ka ky fshat, ajo që veçohet është rruga “Vahide Elshani”. E ndërtuar vetëm deri në gjysmë dhe e rrethuar nga katër shtëpi, kjo rrugë mban emrin e një gruaje të gdhendur në një pllakë të thjeshtë. Raste të tilla, kur një rrugë nderohet me emrin e një gruaje, hasen rrallë. Në pamje të parë duket si një rrugë e zakonshme, por ajo bart në vete një histori të veçantë.

    Një histori. Një jetë. Një kujtim të përjetshëm.

    Shënim: Autorja është studente e vitit të parë në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës. Teksti është shkruar në kuadër të lëndës “Zhanret e Gazetarisë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Facebook Instagram

    Impressum

    Kontakt

    Trademark