Marrëveshja Kosovë-Serbi për energjinë: Kompania serbe do të mbledh faturat në Veri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Marrëveshja Kosovë-Serbi për energjinë: Kompania serbe do të mbledh faturat në Veri

    Insajderi
    21 June 2022 - 12:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova dhe Serbia janë pajtuar për miratimin e udhërrëfyesit për zbatimin e Marrëveshjeve për Energjinë në kuadër të dialogut të Brukselit, shkruan Insajderi.

    Ky udhërrëfyes ka gjithsej nëntë pika e në të cilën përfshihet operatori i energjisë nga Serbia, Elektroserver, e i cili do të ofrojë shërbime të distribuimit, mbledhjes, mirëmbajtjes dhe lidhjes fizike të konsumatorëve të rinj për katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit.

    Kjo kompani për të filluar operimin në Kosovë, duhet të licencohet nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë. Licenca nga  “Drustvo Elektrosever D.O.O.” është kërkuar në fund të vitit 2020, por ende nuk është miratuar, sepse, licenca “duhet të jetë në përputhje me marrëveshjen e Brukselit dhe konkluzionet e saj”.

    Mbikëqyrësi evropian do t’i ofrojë licencën e furnizimeve Elektroserverit serb, dhe kjo e fundit do t’i ofrojë KEDS-it dhe KOSTT-it të dhënat më të fundit për konsumatorët.

    Që nga përfundimi i luftës në vitin 1999 e deri në vitin 2017, rrymën e shpenzuar në veri të Kosovës e kanë paguar qytetarët e tjerë të Kosovës të regjistruar nga faturat e tyre si humbje e energjisë në rrjetin në veri. Nga viti 2017, pasi një gjykatë në Kosovë e ndërprehu këtë praktike, rrymën për serbët e veriut e paguan Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë (KOSTT). Sipas tyre humbjet nga mospagesa e rrymës në veri vetëm në vitin 2021 janë rreth 40 milionë euro. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark