“Marrja e Zotit” Avni Arifit tallet me statusin e Haxhiut për dorëheqjen e Kurtit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Marrja e Zotit” Avni Arifit tallet me statusin e Haxhiut për dorëheqjen e Kurtit

    Insajderi
    15 April 2025 - 16:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Opinisonisti politik, Avni Arifi ka tallur ish ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun për statusin që ajo bëri pas dorëheqjen së kryeministrit Albin Kurti, shkruan Insajderi.

    Pas kritikave që mori dorëheqja e Kurtit në ditën e konstituimit të Kuvendit, Haxhiu i doli në mbrojtje. Ajo tha se një veprim të ngjashëm kishte bërë edhe Hashim Thaçi duke “harruar” ligjin e ri që kishte miratuar vetë si ministre lidhur me formimin e qeverisë.

    Për këtë, Avni Arifi po thotë “marrja e zotit”.

    Marrja e zotit me ju drejtu Kryeministrit me kërkesë që me i respektu ligjet që vet i ka maru”, ka shkruar ai.

    Postimi i plotë:

    Marrja e zotit me ju drejtu Kryeministrit me kërkesë që me i respektu ligjet që vet i ka maru. Një Kryeministër që ligjin e sheh veq si instrument me i ndjek të tjerët. Respektoje ligjin ish-Kryeministër

    Ligji për Qeverinë i punuar nga Qeveria Kurti ka hyrë në fuqi më 27 Tetor 2022.

    Këtu e keni linkun e ligjit por për me ua lehtësu punën po e bëj screenshot nenin 26 të këtij Ligji dhe e merrni vesh.


    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    26 April 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark