Marshimi i tifozëve pas sulmeve me bombë në Turqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Marshimi i tifozëve pas sulmeve me bombë në Turqi

    Insajderi
    13 December 2016 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qindra tifozë të skuadrave kryesuese të kampionatit turk u mblodhën për një marshim në stadiumin “Vodafone Arena” të Besiktas-it për shpërthimin e ndodhur ditë më parë ku të paktën 44 persona mbetën të vrarë e 150 të tjerë u plagosën.

    Tifozët e skuadrave të Fenerbahces, Galatasarayit, Besiktas e Bursaspor ecën krah përkrah njeri-tjetrit në këtë marshim pavarësisht reshjeve të shiut, për të dhënë një mesazh solidariteti kundër sulmeve me bombë, 2 orë pas përfundimit të sfidës mes Besiktas e Bursasporit.

    “Dhimbja nuk njeh ngjyrë”, tha Tarik Albajrak, tifoz i Fenerbahce. “Galatasarayit, Besiktas e Bursaspori tani janë një grup i vetëm”.

    Ndërsa tifozë të tjerë deklaruan se rivaliteti mes skuadrave nuk mund t’i pengojë ata që të bashkohen dhe se të gjithë janë vëllezër.

    Prej ditësh, klube të ndryshme futbolli në Europë shfaqën solidaritetin e tyre ne drejtim te Besiktas pas sulmit që u mor përsipër nga një militant i Partisë Kurde. Ndërsa vete klubi turk bëri të ditur se do të anulojë shitjen e biletave të ndeshjes së Kupës së Turqisë me Kayserispor që do të luhet në mesjave pasi do t’ua japë familjarëve të viktimave të këtij sulmi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark