Martesa e Getit dhe Marinës në krizë, kjo është arsyeja - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Martesa e Getit dhe Marinës në krizë, kjo është arsyeja

    Insajderi
    04 November 2020 - 11:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Marina Vjollca është një ndër personazhet më të lakuara të ekranit shqiptar, ndërkohë që shfaqet çdo javë e kuruar si moderatorja e show-t “Klanifornia”.

    Por duket se profili i saj në “Instagram” nuk ka kaluar pa u vënë re për pozat e videot, duke tërhequr vëmendjen dhe të Deejay-t me famë botërore, po ashtu një djalë shumë sharmant, i njohur si “Dj Snake”.

    Pas një komenti që i bëri pak ditë më parë në një foto që Marina kishte postuar në “Instagram”, Dj Snake s’e ka lënë me kaq. Si duket, artisti pasanik me famë botërore është fiksuar keq me moderatoren shqiptare, pasi i ka komentuar sërish në videon e fundit që ka postuar.

    Marina shihej teksa po realizonte një set të ri fotografik, ndërsa DJ e ka komentuar duke i dërguar një yll që shndrit.

    Kujtojmë që Marina njoftoi e emocionuar pak ditë më parë se është bërë ambasadore e markës së njohur italiane “Elisabetta Franchi” në Shqipëri dhe Kosovë, por duket se fiksimi i Dj-it ka tronditur martesën e moderatores me CEO-n e “Babastars”, Getoar Selimin.

    Burime pranë çiftit kanë dëshmuar se mes tyre ka plasur keq xhelozia dhe se Getoari ka kërkuar të ballafaqohet me reperin, duke i treguar se ajo nuk është “single”, e për më tepër, është gruaja e tij.

    Por në një intervistë për “Living”, reperi foli për herë të parë mbi marrëdhënien me gruan e tij, Marinën, dhe thashethemet se xhelozia e tij është bërë shkak që ajo të mos punonte për ca kohë në televizion.

    “Gjithë jetën më ka shoqëruar problemi i pamjes sime të jashtme, njerëzit më paragjykojnë, sepse u dukem shumë i ashpër, xheloz, agresiv. Në fakt, kur i lexonim ato, unë dhe Marina kemi qeshur, sepse e dimë se sa e kam përkrahur unë atë në punë dhe jo vetëm, por në çdo gjë, sikurse bën dhe ajo me mua.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark