×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Martin Shkreli po shpërfaqë sistemin dyfytyrësh të Amerikës”

    Insajderi
    09 February 2016 - 18:12

    Kur numri i amerikanëve dhe jo vetëm, që e urrejnë Martin Shkrelin është rritur aq shumë duke u bërë shumicë absolute që kërkojnë “gozhdimin” e tij, sidomos pas paraqitjes para Kongresit Amerikan, një prej shkrimtarëve më të njohur në Amerikë, ka dalë në mbrojtje të shqiptarit që u bë i famshëm kur rriti në mënyrë marramendëse çmimin e një ilaçi për AIDS.

    Jan Steven Strnad i njohur për librat e tij fantashkencorë sidomos për librin “Star Wars”, fitues i çmimit “Goethe Award”, ka  shkruar një letër në të cilën ka vënë në pikëpyetje sistemin amerikan në fushën e shëndetësisë duke kritikuar pikërisht Kongresin Amerikan e jo Martin Shkrelin për të gjithë situatën e krijuar.

    Ja dhe letra e tij:

    Pse Shkreli s’mund të qeshë me arrogancë? Edhe unë do të qeshja njëjtë sikur të isha në pozitën e tij. Ndoshta do të qeshja edhe para fytyrave të kongresmenëve. Në fakt po të isha në vend të Shkrelit, ja çfarë do të ju thosha:

    E dini çka, mënyra sesi bëjë biznes mund të jetë jo e moralshme. Po, çmimi që e kam vendosur mund të nënkuptoj se të pasurit mund ta blejnë produktin ndërsa fëmijët e vegjël në geto jo. Shumë keq për fëmijët e getos.

    Ndoshta ai mund të dëshirojë edhe një ‘Rolls Royce’ (veturë luksoze) por nuk mund ta ketë as atë për shkak se nuk e përballojnë çmimin. Ky është sistemi.

    Tash ju… kongresi, mundeni ta ndryshoni krejt këtë situatë. Ju jeni ata që ndryshoni sistemin, jo unë. Unë vetëm luaj sipas rregullave që ju i keni vendosur.

    Ju keni mundur ta bëni një ligj që ndalon rritjen e çmimeve. Mundeni ta votoni një ligj që mbulon shpenzimet shëndetësore të fëmijëve të varfër që kanë nevojë për ilaçe sikurse kjo që shes unë.

    Por ju nuk e bëni, dhe nuk doni ta bëni dhe unë do të vazhdoj ta bëjë të njëjtën gjë që jam duke e bërë pasi ju nuk mund të më ndalni. Pse?

    Për shkak se kalimi i ligjeve që do të ndalonin rritjen e çmimeve do të ishte në kundërshtim me kompanitë farmaceutike që japin donacione të mëdha për fushatat e juaja zgjedhore. Dhe ju frikësoheni t’ia bëni këtë këtyre kompanive.

    Për shkak se nëse miratoni mbulimin universal shëndetësor do të ju identifikoj si “socialist” dhe ju jeni të frikësuar për këtë etiketim, gjithashtu.

    Për shkak se ju jeni frikacak pa asnjë guxim që ta bëni atë që është e drejtë ta bëni në qoftë se ajo nënkupton pamundësi që ju të ri-zgjidheni në kongres.

    Ju do të bëheshit agresiv kur do të dëgjonit diçka të tillë. Do të merrni guximin për të më vënë gjithfarë emrash. Por ju e dini që është vetëm një emër të cilin nuk mund të ma vëni: Hipokrit.

    Ju jeni ata që keni fuqinë për t’i ndryshuar gjërat për së miri, të më nxirrni jashtë biznesit së rritjes së çmimeve por ju nuk do ta bëni këtë.

    Nuk guxoni. Ju jeni hipokritët. Jeni frikacak. Ju jeni aq shejtanë saqë unë kurrë nuk do të mund të jem.

     Dhe kjo është arsyeja përse ju qeshi në fytyrë.

     

     

     

     

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 February 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark