×
  • Lajme
  • Lajme

    Martohet Jetmir Bucpapa, “koka” e bandës që vodhi 53 milionë paund në Britani: Dasmë luksoze në Tropojë

    Insajderi
    31 October 2021 - 14:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jetmir Bucpapa, kreu i bandës më të madhe në Britani është martuar disa muaj pasi u lirua para kohe. Shqiptari Bucpapa, u arrestua me gjashtë të tjerë në vitin 2008 për vjedhjen e 53 milionë paundëve nga depoja e Securitas në Tonbridge, në Kent.

    Mbi 30 milionë paund ende mungojnë, por Bucpapa e bindi gjyqtarin se nuk kishte asgjë dhe u urdhërua të paguante vetëm një paund. Banditi shqiptar, 41 vjeç, u dënua me 15 vjet burg për grabitje, rrëmbim dhe armë. Ai u lirua nga Belmarsh, Londra Juglindore në gusht të vitit të kaluar dhe u deportua, përcjell abcnews.al.

    Gruaja e parë britanike e Bucpapa-s, Rebecca, ishte zotuar t’i qëndronte pranë, por ata thuhet se janë divorcuar ndërsa ai ishte brenda. The Mirror shkruan se 41-vjeçari është rikthyer në Shqipëri. Jetmiri është martuar Besiana Dushinën në qytetin e tyre të lindjes, Tropojë, në një dasmë luksoze. Fotot i tregojnë ata duke pozuar me dashuri në një shtëpi madhështore.

    Më pas ata u nisën për në muajin e mjaltit. Besiana, 34 vjeçe, nuk pranoi të na tregonte se ku, por tha se ishte “shumë e veçantë”.

    Një burim në Shqipëri i tha Mirror: “Deri më tani ne nuk kemi asnjë kërkesë nga Britania e Madhe për të hetuar ndonjë pronë apo investim nën emrin e tij apo të të afërmve të tij”. g.v/abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark