Masakra më e madhe deri tani, zbulohet varri masiv në Ukrainë me mbi 1200 trupa të vdekur në një fshat pranë Kievit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Masakra më e madhe deri tani, zbulohet varri masiv në Ukrainë me mbi 1200 trupa të vdekur në një fshat pranë Kievit

    Insajderi
    10 April 2022 - 21:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tjetër varr masiv është gjetur në rrethinat e Kievit, ku brenda tij ndodheshin 1200 kufoma.

    Lajmin e bënë të ditur vetë autoritetet ukrainase, të cilat thanë se ky varr u gjet pasi forcat ruse u tërhoqën nga zonat në veri të kryeqytetit për të fokusuar sulmin e tyre në lindje.

    Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, një zyrtar në fshatin Buzovë tha se trupat e dhjetëra civilëve u gjetën në një kanal pranë një pompe karburanti.

    Prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova beri lajmin me dije.

    “Ne në fakt tani, vetëm për këtë mëngjes, kemi 1222 njerëz të vdekur vetëm në rajonin e Kievit,” tha Venediktova në një intervistë për Sky News të Britanisë.

    Megjithatë, ajo nuk specifikoi nëse trupat e zbuluar ishin ekskluzivisht të civilëve. Venediktova vuri në dukje gjithashtu se 5,600 hetime ishin të hapura për krime të dyshuara lufte që nga fillimi i pushtimit rus. Duke e quajtur presidentin rus Vladimir Putin “krimineli kryesor i luftës i shekullit të 21-të”, ajo tha se ishin 500 kriminelë rusë të identifikuar të luftës.

    Deri me tani jane zbuluar disa varre masive por asnjë me keto përmasa.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark