Masat ndaj Kosovës, Kusari-Lila: Vazhdimi i mbajtjes së tyre s’ka kuptim – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Masat ndaj Kosovës, Kusari-Lila: Vazhdimi i mbajtjes së tyre s’ka kuptim

    Insajderi
    01 March 2024 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, sot ka folur në një konferencë për media pas mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

    E pyetur për masat ndaj Kosovës që vazhdojnë të jenë në fuqi, Kusari-Lila ka thënë se mbajtja e tyre në fuqi është një gjë e pakuptimtë.

    Kusari-Lila ka thënë se janë vendosur masa për Kosovën vetëm pse i ka dërguar kryetarët e zgjedhur në Veri nën përcjellje policore, ndërkohë që ndaj Serbisë s’ka masa edhe përkundër se ka organizuar sulmin terrorist të 24 shtatorit dhe ka planifikuar edhe sulm tjetër, shkruan Express.

    “ Mbajtja e masave ndaj Kosovës në kohën kur sot dalin informacione se Serbia jo vetëm qëndron prapa sulmit të 24 shtatorit por edhe ka planifikuar sulm tjetër”, ka potencuar shefja e deputetëve të VV-së.

    “Në këtë situata ku jemi, në Kosovë janë masat në fuqi për shkak të kryetarëve në Veri, e në Serbi s’ka masa edhe përkundër se kanë organizuar sulm terrorist dhe kanë vrarë edhe një polic të Kosovës”, a shtuar Kusari-Lila

    “Diskutimi i këtyre masave është i pakuptimtë”, ka thënë ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    16 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark