×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    MASHTI ia shkëput SBASHK-ut Kontratën kolektive, këta të fundit pa vendim zyrtar

    Insajderi
    22 November 2022 - 15:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e udhëhequr nga Arbërie Nagavci ka shkëputur Kontratën Kolektive me SBASHK-un, e nënshkruar në vitin 2021.

    Ky vendim është marrë më 21 nëntor, me arsyetimin se në kohën kur është nënshkruar, ministri i Qeverisë ishte në detyrë dhe “ka pasur mungesë legjitimiteti të hyrjes në politikë, të këtillë disavjeçare”.

    Mirëpo, nga SBASHK i thanë Gazetës Insajderi se ende nuk kanë pranuar vendim zyrtar nga MASHTI lidhje me shkëputjen e kontratës.

    Bazuar në raportimet e mediave, nënkryetarja e SBASHK-ut Vjollca Shala tha se shkëputja e kontratës është e njëanshëm dhe e paligjshme.

    Tutje, Shala shtoi se kryesia e SBASHK-ut do te mblidhet nesër për marrë vendim se si do të veprojnë tutje.

    “Ndërprerja e Kontratës Kolektive ne njëanshme është joligjore. Pastaj kjo nuk i kontribuon vazhdimit të dialogut mes SBASHK-ut dhe Ministrisë. Nesër do të mblidhet kryesia e SBASHK-ut dhe do të shohim për veprimet e më tutjeshme. Ne akoma nuk kemi marrë asnjë vendim nga ana e Ministrisë vetëm kemi dëgjuar nga mediat.”, tha Shala për Insajderin.

    Në vendim thuhet se Kontrata kolektive nuk është buxhetuar asnjëherë e as nuk është nënshkruar nga Ministria e Financave.

    Kjo Kontratë kolektive iu mundësonte mësimdhënësve mbulimin e shpenzimeve për udhëtim, kompensim të shujtës dhe shpërblim jubilar.

    “Qeveria Hoti, të cilës, sipas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin KO72/20, i mungonte autoriteti kushtetues për të ushtruar kompetencat përkatëse, nuk ka pasur legjitimitet për të qenë palë në procedurë e rrjedhimisht, as të nënshkruajë Kontratën kolektive me SBASHK”, thuhet në dokument.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark