Mashtrim me kontratë dhe premtime të rreme – qytetari denoncon kompaninë Arrera Automobili - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mashtrim me kontratë dhe premtime të rreme – qytetari denoncon kompaninë Arrera Automobili

    Insajderi
    18 June 2025 - 17:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një qytetar ka denoncuar një rast mashtrimi nga kompania Arrera Automobili, me Ceo Qëndrim Thaçi, që operon në Shqipëri dhe Kosovë me imazh luksoz. I është premtuar pozicioni i CEO-s dhe aksione në kompani në vlerë prej 350.000 eurosh, të formalizuara në një kontratë për noter, e shoqëruar me një pagesë simbolike prej 70 euro për “finalizimin”. Por pas kësaj, asnjë nga premtimet nuk u mbajt, kontrata nuk u regjistrua, emri i tij nuk figuron në ARBK, Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve Kosovë dhe pas një postimi të kujdesshëm në LinkedIn, ku nuk përmendeshin emra, qytetarit iu bë presion për ta hequr si post.

    Personi në fjalë tregon se nuk është i vetmi që ka përjetuar këtë lloj mashtrimi dhe se të rinj të tjerë mund të bien në të njëjtën grackë. Ai thotë se për javë të tëra është përmbajtur, por pas kërcënimeve dhe presioneve psikologjike ka ndier detyrim moral ta bëjë rastin publik, pa përmendur emra personalë, por duke treguar përvojën me kompaninë. “E vërteta nuk duhet të fshihet vetëm sepse dikush ka më shumë fuqi apo emër të bujshëm,” shprehet ai.

    Ky denoncim është një thirrje për të gjithë të rinjtë që të tregohen të kujdesshëm ndaj premtimeve të mëdha, titujve të rëndësishëm dhe shifrave marramendëse që nuk kanë asnjë mbështetje ligjore ose reale. Kompanitë që kërkojnë pagesa për t’u bërë pjesë e tyre apo që refuzojnë transparencën ligjore duhet të ngjallin dyshime. Askush nuk ka të drejtë të kërcënojë zërin e dikujt që kërkon drejtësi dhe transparencë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark