"Mashtrim nuk ka të bëjë .....", shpërndahet një link ku kërkohen donacione për Fondin e Sigurisë, ambasada e Kosovës në ShBA del me njoftim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mashtrim nuk ka të bëjë …..”, shpërndahet një link ku kërkohen donacione për Fondin e Sigurisë, ambasada e Kosovës në ShBA del me njoftim

    Insajderi
    09 March 2024 - 08:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka njoftuar një mashtrim që po i ndodh bashkatdhetarëve me një link që merr para në emër të Fondit për Siguri të FSK-së.

    Në njoftim bëhet me dije se e vetmja formë për donacion për Forcën e Sigurisë së Kosovës është nëpërmjet llogarisë bankare në Bankën Qendrore të Kosovës.

    “Njoftojmë të gjithë bashkatdhetarët se linku https://donorbox.org/fsk-donation , i raportuar së fundi nga bashkatdhetarët në SHBA, nuk ka të bëjë asgjë me donacionet për Fondin e Sigurisë së FSK-në dhe është mashtrim. Rikujtojmë se e vetmja formë për donacion për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) është nëpërmjet llogarisë bankare në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, llogari për Fondin e Sigurisë”, thuhet në reagim.

    Qeveria e Kosovës ka themeluar Fondin e Sigurisë në mars të vitit 2022, ku qytetarë dhe donatorë të ndryshëm mund të kontribuojnë përmes një xhirollogarie bankare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark