Krasniqi thotë se nuk ka asnjë dyshim që qeveria ka mashtruar qytetarët e saj me marrëveshjen e arritur në dialogun me Serbinë në Bruksel për kodin telefonik. Kodi është vendosur të jetë +383, raporton Insajderi.
“Nuk ka asnjë dyshim, kodi ishte mashtrim. Krejt çështja është, cili do të jetë mashtrimi i radhës?”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.
Krasniqi më tej shtron edhe pyetje tjera, sipas tij, për mashtrimin nga qeveritarët. Ai thotë se
“Secili nga ne duhet te pyet: A do të ndodhë ndonjëherë që njerëzit tanë te veshur me pushtet të bëjnë punë të mençura për kombin e shtetin? Kur këta njerëz do të pushojnë se mashtruari opinionin publik? Pas gjithë këtyre mashtrimeve, a ka akoma njerëz që u besojnë më?”, ka shtuar Krasniqi.
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se pas marrjes së kodit telefonik Kosova tashmë radhitet në listën e shteteve që kanë kod.
Por për opozitën, kjo marrëveshje nuk mund të quhet e suksesshme.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kishte thënë se marrëveshja për kodin telefonik del të ketë vetëm një kod krahinor, duke iu referuar procesit të aplikimit.
Këtë marrëveshje të Tahirit, të arritur përmes dialogut me Serbinë, e ka kritikuar edhe Lëvizja Vetëvendosje. /Insajderi.com