Insajderi
Lajme

Mashtroi qytetarët me bileta udhëtimi dhe përfitoi mbi 10 mijë euro, arrestohet pejani

Insajderi
14 September 2022 - 16:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mashtroi qytetarët me bileta udhëtimi dhe përfitoi mbi 10 mijë euro, arrestohet pejani
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Pejë. Kjo pasi i njëjti dyshohet se ka mashtruar qytetarët me bileta udhëtimi duke përfituar mbi 10 mijë euro.

Bazuar në njoftimin e policisë, një person kishte raportuar në Stacionin Policor në Pejë se me datën 31. 08. 2022 kishte paguar dy bileta udhëtimi në vlerë prej 1 mijë e 38 euro në një agjenci turistike në Pejë.

Kur viktima kur kishte shkuar në Aeroportin e Prishtinës, kishte kuptuar se udhëtimi nuk mund të realizohej, pasi që nuk i ishte bërë rezervimi nga agjencia ku kishte bërë pagesën e biletave të udhëtimit.

“Policia e Stacionit Policor në Pejë, ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin. Me urdhër Prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin për media.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark