Policia e Kosova ka njoftuar se, dje në Podujevë, ka arrestuar dy femra nën dyshimin se kanë përfituar 35 mijë euro nëpërmjet mashtrimit.
Ato janë prezantuar si anëtare të një organizate jo-qeveritare e një shteti tjetër dhe i kanë marrë një personi (mashkull) 25 krerë gjedhe. Vlera e tyre, sipas raportit të Policisë, kap shifrën e 35 mijë eurove.
“Të dyshuarat janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit”, thuhet në raportin e Policisë.