×
  • Lajme
  • Analiza

    Mashtruan me tenderët publikë – këto janë pesë kompanitë që shteti i futi në Listë të Zezë

    Insajderi
    11 May 2023 - 22:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në tetor të vitit të kaluar Komuna e Prishtinës i kishte kërkuar Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) që firmën e biznesmenit Kastriot Vitija ta fuste në listën e zezë.

    Komuna kishte gjetur se “MatKos Pharm” në tenderin për furnizim me pajisje mjekësore kishte paraqitur të dhëna të rreme e dokumente të falsifikuara, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në shqyrtimin e këtij rasti, firma e biznesmenit Kastriot Vitija, që është vëllai i Labinot Vitisë që ishte arrestuar në rastin e madh penal “Brezovica”, e kishte mbrojtur vetën se dokumenti që po kontestohej nga komuna, një certifikatë, ishte e vërtetë.

    Si rrallë herë, OShP-ja e mori vet në dorë verifikimin e dokumentit, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në mars të këtij viti, ky institucion që njihet edhe si ‘Gjykata e tenderëve’ i dërgoi  një shkresë vet kompanisë që kishte lëshuar certifikatën e kontestuar. Më 28 mars të këtij viti, OShP-ja brenda ditës mori përgjigje nga kompania për të cilën “MatKos Pharm” thoshte se e ka marrë certifikatën se ajo është e rreme.

    Pas verifikimit në mënyrë të pavarur të këtij fakti, OSHP pastaj vendos që kompaninë e Kastriot Vitisë ta hedh në listën e bizneseve që iu ndalohet pjesëmarrja nëpër tenderë. Kjo masë për “MatKos Pharm”, sipas OSHP-së vlen deri më në muajin maj 2024, shkruan Gazeta Insajderi.

    Kompanitë tjera që u futën në listë të zezë

    Në listën e zezë të Organit Shqyrtues të Prokurimit kanë hyrë edhe katër kompani të tjera.

    E para është “N.T. Abetarja”, e cila nuk do të mund ta marrë tenderë publikë nga data 8 maj e këtij viti, deri më 8 maj të vitit 2024.

    Ky biznes ka hy në këtë listë për shkak të parregullsive në tenderin për furnizim me materiale zyrtare që e kishte shpallur Ibër Lepenci, shkruan Gazeta Insajderi.

    Biznesi tjetër që do të jetë pjesë e kësaj liste të OSHP-ës deri më 8 nëntor është “Bedi-com”.

    Kjo kompani është denoncuar nga Komuna e Dragashit për shkak të dallavereve në tenderin për furnizim me dru, shkruan Gazeta Insajderi.

    Komuna e Dragashit pikërisht për tenderin e furnizimit me dru i ka lajmëruar edhe dy kompani të tjera: “Nazi Travel NTSH” dhe “ACVILLA”.

    Të dy këto biznese po ashtu deri në nëntor të këtij vitit nuk do të mund të marrin para nga kontratat për shkak të mashtrimit me prokurimin publik, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark