×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Pronar hidrocentrali dhe vëllai i biznesmenit të famshëm për mashtrime në tenderë – Kush është i arrestuari i djeshëm për rastin Brezovica?

    Insajderi
    22 September 2022 - 13:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Biznesmeni i arrestuar në aksionin e fundit për rastin ”Brezovica”, Labinot Vitija është pronari i kompanisë “Matkos Group HCE Shtërpcë L.L.C” e njohur për prodhimin e energjisë. Ai është edhe vëllai i biznesmenit Kastriot Vitija, i cili ka në pronësi kompaninë “Matkos Pharm”, të famshme për mashtrime në prokurimin publik. Vitin e kaluar madje ishte arrestuar edhe drejtori i saj, Liman Buzuku, për dyshimet për falsifikime e mashtrim

    Biznesmeni Labinot Vitija ra në prangat e Policisë së Kosovës, gjatë aksionit të së mërkurës, pjesë e rastit të madh të “Brezovicës”.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, pasi e konfirmoi arrestimin e Vitisë, njoftoi se atij i është konfiskuar vetura luksoze e tipit, Mercedes G-Class.

    Përveç veturës luksoze atij i janë gjetur dhe sekuestruar një Iphone 13, laptop, 3 vula, certifikata kadastrale, plan 20 faqeshe, kontyrata të trojeve në Brezovice 27 faqe, kontrat e e dokumente të tjera, shkruan Gazeta Insajderi.

    Por, kush është biznesmeni Labinot Vitija?

    Labinot Vitija, që është në ndalim policor për 48 orë, është pronari i hidrocentralit “Matkos Group HCE Shtërpcë L.L.C”. Kjo kompani që drejtohet nga ai, është themeluar në dhjetor të vitit 2016 dhe e ka bazën në Prishtinë.

    Sipas regjistrimit në Agjencinë e Bizneseve Kosovare, ka kapital në shumën prej 8.2 milionësh.

    “Matkos Group HCE Shtërpcë L.L.C” ka si aktivitet primar prodhimi i energjisë elektrike, por merret edhe me aktivitetet e ndërmjetësimit për shitjen e një shumëllojshmërie mallrash, tregtia me shumicë e pajisjeve elektroshtëpiake e aktivitetet e tjera të specializuara ndërtimi, shkruan Gazeta Insajderi.

    Labinoti është vëllai i biznesmenit Kastrijot Vitija, pronarit të kompanisë tjetër “Matkos Pharm”.

    Kjo kompani e vëllezërve Vitija, është në listën e denoncimeve në prokurori për dyshimet se ka falsifikuar dokumentacionin gjatë procedurave tenderuese, nëpër insitucione publike, shkruan Gazeta Insajderi.

    Madje, drejtori i saj, Liman Buzuku është arrestuar vitin e kaluar lidhur me dyshimet për falsifikim dokumentesh.

    Gazeta Insajderi, ka raportuar për arrestimin e drejtorit Liman Buzuku, që ndodhi vitin e kaluar, nën dyshimet për falsifikim dokumentesh, në një tender të Komunës së Drenasit.  

    Sipas prokurorisë, Buzuku dyshohet se ka falsifikuar referencën për kompaninë, “Matkos Pharm SH.P.K” të lëshuar kinse nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë, për një kontratë në vlerë 56 mijë euro, të Komunës së Drenasit.

    Qendra Kryesore e Mjekësis Familjare në Suharekë, ka zbuluar se dokumenti i paraqitur nga Limon Buzuku nuk është protokoluar nga Zyra Juridike e këtij institucioni, dhe i njëjti nuk përmban stemën dhe nuk figuron si dokument zyrtar i lëshuar nga QKMF – Suharekë.

    Gjithashtu, Gazeta Insajderi raportoi edhe me 8 shtator, se si kompania “Matkos Pharm” është denoncohet për herë të dytë në prokurori për dyshimet se ka falsifikuar dokumentacionin gjatë procedurave tenderuese.

    Zyra e Prokurimit të Komunës së Prishtinës, e ka eleminuar atë nga gara, në një tender të ri të Komunës me 23 gusht të këtij viti.

    Kjo, pasi autoriteti kontraktues, Komuna e Prishtinës ka konstatuar se në tenderin “Furnizim me pajisje mjekësore”, “Matkos Pharm” kishte ofruar dokument të falsifikuar, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në arsyetimin e vendimit për eleminimin e saj nga gara, thuhet se “Matkos” nuk e ka dorëzuar certifikatën ISO sipas kërkesave të tyre.

    Këtë e kishte bërë pavarësisht se përfaqëuesja e kësaj kompanie e kishte nënshkruar edhe deklaratën nën betim përmes së cilës “dëshmonte” se është e gatshme të marrë përsipër “mundësinë e sanksioneve penale dhe civile, gjobave dhe dënimeve”.

    Edhe përkundër që ajo kishte nënshkruar deklaratën, Komuna e Prishtinës e konstatoi se kompania të cilën e përfaqësonte ka ofruar dokument të falsifikuar.

    Madje zyra e prokurimimit të Komunën e Prishtinës, në vendimin për eleminim ia rikujton edhe një herë kompanisë Matkos se falsifikimi i këtyre dokumente është i dënueshëm me Kodin Penal të Kosovës.

    Sipas së cilit parashihet edhe dënim me burg nga 1 deri në 8 vjet burgim.

    Prokurorinë Themelore të Prishtinës, tashmë e ka rastin në dorë, pasi që është denoncuar dhe u është ofruar materiale që e dëshmojnë falsifikimin, nga rrjeti i OJQ-ve AVONET, që ka qenë monitoruese e aktivitetitë të prokurimit në Komunën e Prishtinës.

    Sipas kërkesës për inicim të hetimeve, kërkohet që ndaj kësaj kompanie të nisin hetimet pasi që dyshohet se është recidiviste sa i përket kësaj vepre, pasi që edhe në tendere tjera kishte falsifikuar dokumente.

    “AVONET, ju njofton se OE “MATKOS PHARM” shpk është recidivis i veprave të tilla dhe ndaj përfaqësuesëve të tyre ka aktakuza dhe hetim për mashtrim, falsifikim në procedurate e prokurimit”, thuhet në denoncim.

    Ky rrjet i organizatave i bënë thirrej prokurorisë që kompania “Matkos Pharm” të hetohet për veprat penale, “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, “Falsifikimi i dokumenteve dhe me nenin 391, Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”.

    “AVONET, konsideron se kjo është një shkelje e rëndë e ligjit të prokurimit publik dhe Kodit Penal të Republikës së Kosovës andaj Autoriteti kontraktues duhet të veproj dhe proceduroj për lajthitje dhe mashtrim të anëtarëve të komisionit vlerësues të tenderit dhe falsifikim tëdokumenteve, dukepezulluar kontratën e projektit dhe vërtetuar për të gjeturat e AVONET-it”, thuhet më tej në denoncimin e dorëzuar në prokurori para pak ditësh.

    E njëjta kompani ka fitur tender 100 mijë euro nga Shërbimi Spitalor i Kosovës, ndonëse vet ky inistucion dy herë ka kërkuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, që “Matkos Pharmi” t`i ndalohet pjesëmarrja në tenderet publike.

    Gazeta Insajderi, ka siguruar kontratën e lidhur mes “Matkos Pharm” dhe Shërbimit Spitalor të Kosovës, vlera e të cilës arrinë 97 mijë e 500 euro.

    Sipas kësaj kontrate që mbanë titullin “Furnizim me barna nga lista esenciale për nevojat e SHSKUK-së”, kompania duhej që brenda 24 muajve ta furnizonte ShSKUK-në me barna.  

    Vet ky inistucion publik kishte kërkuar që kompania “Matkos Pharm”, të eleminohej nga tenderët publik.

    Në një përgjigje për Gazetën Insajderi, drejtori i prokurimit në ShSKUK, Selami Krasniqi ka deklaruar se kanë kërkuar dy herë që kjo kompani të futet në listën e zezë.

    “Autoriti kontraktues i SHSKUK-së, ka bërë kërkesë në OSHP dy herë për  ta futur këtë Operator Ekonomik në listë të zezë.  Mirëpo ende nuk janë shqyrtuar këto kërkesa pasi që nuk është konstituar  bordi i OSHP-së”, thuhet në përgjigjen  e Krasniqit për Insajderin.

    Pavarësisht kësaj, kompani “Matkos Pharm”, u shpërblye me tender, duke fituar rreth 100 mijë euro të taksapaguesve kosovarë. Në ShSKUK thonë se nuk kishin mund ta eleminojnë atë nga gara.

    “Pa pas një vendim të formës së prerë nga  institucionet kompetente autoritetet kontraktuese nuk kanë të drejtë të diskualifikojnë OE nga konkurrenca”.

    “Për këtë operator ekonomik ende nuk kemi një vendim të formës së prerë nga institucionet përkatës, në bazë të cilit ky OE nuk do të mund të merrte pjesë  në  një tender duke pas parasyshë nenin  65 të LPP-së”, tha Krasniqi. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark