Maska më e shtrenjtë në botë është e krijuar prej diamantesh. Ajo gjendet në treg dhe kushton rreth 250 mijë dollarë apo 212 mijë euro, shkruan gazeta Infokus.
Ajo është krijuar nga shtëpia amerikane e modës Jacob & Co. Nga njëra anë, maska që peshon 157 gramë përbëhet nga ar i bardhë, i cili i jep asaj efektin e një cope të vërtetë. Diamantet janë të gërshetuar nëpër të. Janë plot 3.040 diamante që peshojnë 73.27 karat, raporton top channel.
Fillimisht maska u mendua të ishte standard, por duke parë se kishte kërkesa të shumta, kompania vendosi që të marrë porosi të personalizuara.