×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Massimiliano vjen në Shqipëri, menaxherja e aktorit zbulon arsyen pse refuzoi përballjen me Heidi Baçin në BBV

    Insajderi
    18 May 2024 - 13:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Që kur u bë pjesë e “Big Brother”, Heidi Baçi vinte me një histori që tronditi Italinë. Historia e saj me Massimiliano Varrese bëri që të rrëmbente vëmendjen e publikut. Shkak u bë babai i saj, kur hyri në shtëpi për ta nxjerrë. Por teksa udhëtimi në Itali zgjati rreth 45 ditë, në Shqipëri Heidi shihet si një nga pretendentet për fitoren, por duket se historia e Italisë e ka përndjekur.

    Shpeshherë çfarë ndodhi mes saj dhe artistit Massimiliano Varrese është bërë pjesë e shtëpisë. Gjithnjë e më shpesh, javët e fundit është folur se artisti italian do të ishte i ftuar në një përballje me Heidin, për të treguar anën e tij të historisë. Por një gjë e tillë jo vetëm që nuk ndodhi, por edhe nuk do të ndodhë. Nisur nga gjithnjë zhurma mediatike, vetë Massimiliano ka reaguar në rrjetet e tij sociale.

    Artisti shprehet se ka marrë ftesë për të ardhur në Shqipëri, edhe për një përballje në “Big Brother”, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

    “Jam ftuar nga tri emisione, edhe nga ‘Big Brother’, por jo për një përballje. Nisur nga interesimi i madh i të gjithë juve që më keni shkruar, unë do të vij në Shqipëri por për të luajtur muzikën time, jo për përballje. Nuk mund të vij tani, por do të vij pas datës 30 maj, për të kënduar këngën time të re. Ju falënderoj shumë për të gjithë mbështetjen. Do të shkoja edhe në ‘Big Brother’, por asnjë përballje, vetëm për të kënduar. Gjej rastin për t’u uruar konkurrentëve të ‘Big Brother’ suksese për finale e tyre”, u shpreh artisti italian, duke zbuluar kështu se për të historia me Heidin ishte e mbyllur dhe nuk ka ndërmend të flas kurrë me të.about:blank

    “Panorama Plus” komunikoi me menaxheren e artistit, ku kërkoi më shumë detaje nga ky zhvillim. Carmen u shpreh se Massimiliano është i përqendruar tek karriera e tij dhe nuk flet më për atë çfarë ndodhi në “Grande Fratello”.

    “Massimiliano nuk do të futet më në këtë histori. Për të, ‘Grande Fratello’ ka mbaruar’ edhe historitë brenda. Tashmë ai është i angazhuar me karrierën e tij, sapo ka nxjerrë këngën e re dhe është shumë i angazhuar me karrierën artistike. I kanë shkruar shumë nga Shqipëria, ka marrë shumë dashuri prej jush, por preferon që të qëndrojë larg kësaj historie. Nuk ka folur as këtu në Itali me asnjë dhe nuk do të flasë edhe aty për çfarë ndodhi”, u shpreh menaxherja e artistit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark