Mergim Mavraj ka bërë një tjetër reagim rreth atyre që e kritikuan për veprimin e tij te Kombëtarja Shqiptare, ku refuzoi të vesh një fanellë në të cilën shfaqej ‘Birra e Pejës’, që është sponsor i Kombëtares.
“Besimtaret e vërtetë, kur i ofendojnë të paudhët, ju përgjigjen “selam” paqja Zotit qoftë mbi ju”, ka shkruar Mavraj në Instagram.
Mbrojtësi i kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj vetëm një ditë më parë ka refuzuar të veshë fanellën e Kombëtares. Për këtë, kombëtarja shqiptare është detyruar ti bëj atij një bluzë ndryshe ku nuk është cekur emri i birrës. /Insajderi.com