×
  • Lajme
  • Biznes
  • Biznes

    Mazreku: Policia dhe stikerat ulën numrin e automjeteve të paregjistruara në Kosovë

    Insajderi
    16 September 2022 - 10:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Angazhimi i  Policisë së Kosovës, si dhe vendosja e stikerave në xhama të automjeteve ka ulur dukshëm numrin e automjeteve të paregjistruara në vendin tonë.

    Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) Sami Mazreku tregon se momentalisht Kosova ka numrin më të ulët të automjeteve të paregjistruara që nga përfundimi i luftës e deri më tash.

    “Angazhimi jonë i madh tashmë po jep rezultate konkrete, numri i automjeteve të paregjistruara në vendin tonë ka rënë dukshëm” ka thënë drejtori Mazreku.

    Sipas tij, angazhimi i madh për ta sjell vendin tonë në këtë pozitë ka qenë hap i domosdoshëm për krijimin e mundësive që Kosova të jetë pjesë e Byrosë së Kartonit të Gjelbër.

    Drejtori Mazreku gjithashtu ka falënderuar edhe Policinë e Kosovës për angazhimin që këta të fundit e kanë bërë dhe po e bëjmë  në implementimin e ligjeve në fuqi e që kanë ndikuar direkt në uljen e numrit të automjeteve të paregjistruara në vendin tonë.

    Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht numri i automjeteve të paregjistruara në vendin tonë është 4,8% nga rreth 30 sa ka qenë më parë.

    Më ketë veprim, në aspektin teknik Byroja Kosovare e Sigurimit ka plotësuar të gjitha kriteret për të qenë pjesë e Byrosë së kartonit të Gjelbër. / Byroja Kosovare e Sigurimit /

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark