Insajderi
Insporti

Mbappe e pranon Këpucën e Artë për sezonin 2024/25

Insajderi
31 October 2025 - 16:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mbappe e pranon Këpucën e Artë për sezonin 2024/25
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kylian Mbappé ka marrë nga MARCA, si përfaqësuese e ESM në Spanjë, trofeun prestigjioz “Këpuca e Artë”, që e shpall golashënuesin më të mirë në ligat evropiane për sezonin 2024-25.

Edhe pse sezoni nuk ishte i mirë në aspektin kolektiv, francezi pati një fund të shkëlqyer të kampionatit, ku u ngjit në renditjen e golashënuesve të Evropës dhe përfundoi mbi Viktor Gyökeres dhe Mohamed Salah, duke u shpallur golashënuesi më i mirë në Evropë me 31 gola në La Liga.

Për ta arritur këtë shifër, Mbappé i realizoi golat në 2.915 minuta të luajtura në 34 ndeshje, transmeton Gazeta Express.

Me këtë arritje, sulmuesi i Real Madridit bëhet pasardhës i Harry Kane, fitues i trofeut në sezonin 2023-24, dhe i Erling Haaland, që e fitoi në 2022-23.

Njëkohësisht, Mbappé bëhet pasardhës i Cristiano Ronaldos si fituesi i fundit i “Këpucës së Artë” me fanellën e Real Madridit, të cilën portugezi e fitoi në sezonet 2014-15, 2013-14 (së bashku me Luis Suárez) dhe 2010-11.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark