Insajderi
Sport

Mbappe irriton tifozët e Real Madridit me veprimin e tij të fundit

Insajderi
02 May 2026 - 14:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mbappe irriton tifozët e Real Madridit me veprimin e tij të fundit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kylian Mbappe po vazhdon rikuperimin nga një dëmtim në kofshë, ndërsa mbetet jashtë fushave për Real Madridin, me procesin e rehabilitimit që ka tërhequr edhe më shumë vëmendje pas një udhëtimi të shkurtër në Itali.

Sulmuesi francez nuk ka luajtur që nga fundi i prillit, kur pësoi një dëmtim në kofshën e majtë gjatë ndeshjes ndaj Real Betis-it, problem që e ka mbajtur larg stërvitjeve dhe ndeshjeve në një fazë vendimtare të sezonit.

Teksa po punon për t’u rikthyer, Mbappe së fundmi bëri një pauzë të shkurtër në Sardenjë, ku u pa në Cagliari gjatë një vizite private.

Ky udhëtim ka ngjallur debat mes tifozëve në rrjete sociale, me disa që kanë vënë në dyshim nëse një “pushim” është i përshtatshëm gjatë periudhës së rehabilitimit.

Pavarësisht zhurmës së jashtme, fokusi te Real Madridi mbetet te menaxhimi i kujdesshëm i rikthimit të tij, e jo te nxitohet kthimi në fushë.

Sipas Le Parisien, stafi mjekësor po e mbikëqyr programin e rikuperimit, me klubin që synon ta ketë Mbappé plotësisht gati para se të aktivizohet sërish.

Mungesa e Mbappes ka qenë e ndjeshme për Real Madridin, që ka luajtur pa kërcënimin kryesor ofensiv në disa ndeshje të rëndësishme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark